Mbëshetje për Gazën në Shkup, policia ndalon protestuesit (FOTO/VIDEO)

Maqedonia

Mbëshetje për Gazën në Shkup, policia ndalon protestuesit (FOTO/VIDEO)

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:58

Qindra protestues sot u mblodhën në Shkup në një marshim proteste në mbështetje të popullit palestinez dhe dënimin e dhunës nga ana e Izraelit.

Policia nuk i ka lejuar ata që të shkojnë para Muzeut të Holokaustit ku në plan ka qenë pët t’u lexuar një deklaratë nga organizatorët e protestës.

Organizatorët ishin të zemëruar që policia nuk i ka lejuar ata që të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore edhe pse protesta ishte lajmëruar në mënyrë të rregullt.

“Ne jemi këtu me gra e me fëmijët tonë dhe ne nuk duam incidente.

Ne protestojmë kundër dhunës dhe Holokaustit që ndodh tani në Gaza” tha Skender Rexhepi i OJQ-së “Elita” që e organizoi protestën.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat