Qeveria u ka borxh prej 1 miliardë euro bankave private, fondeve, kompanive të sigurimit...

Maqedonia

Qeveria u ka borxh prej 1 miliardë euro bankave private, fondeve, kompanive të sigurimit...

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:08

Qeverisja qëndrore e Maqedonisë ka borxh prej 1.053 miliardë euro edhe atë ndaj bankave vendore afariste, kursimoreve, kompanive të sigurimit, fondeve pensionale dhe fondeve investuese, duke u bazuar në kuartalin e parë të këtij, tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) të publikuara në faqen zyrtare të saj në internet.

Sipas këtyre të dhënave, qeverisja qendrore ndaj “institucioneve tjera depozitive” siç janë bankat dhe kursimoret ka borxh prej 42.47 miliardë denarë ose 689.4 milionë euro edhe atë deri më 31 mars të vitit 2014. Nëse krahasohen të dhënat me të njëjtën periudhë të vitit 2012, tregohet se kjo shumë është dyfishuar ose është rritur për 123%, pasi në atë periudhë borxhi ka qenë 17.34 miliardë denarë (281.5 milionë euro), njofton “Zhurnal”.

Deri në mars 2014 qeverisja qendrore te bankat ka borxh prej 689.4 milion euro kurse tek kompanitë e sigurimit ka borxh prej 363.5 milionë euro.

Sipas të dhënave, “institucionet tjera financiare” qeverisjes qendrore më së shumti borxhe i kanë dhënë në vitet 2012-2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat