Gruevski fajëson opozitën për mungesën e dialogut politik

Maqedonia

Gruevski fajëson opozitën për mungesën e dialogut politik

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:27

Mungesa e dialogut politik rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit, dhe fajin për këtë duhet ta bartë partia më e madhe opozitare. Kështu është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski duke ironizuar dialogun me kushte që kërkon LSDM-ja.

“Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër, përveç asaj që kam thënë deri tani. Dialogu politik për mua është i mundshëm në çdo moment, kur LSDM-ja të vlerësoj se është e gatshme të negociojë. Megjithatë kuptohet, nuk mund të pranojmë kushtëzime të llojit ‘qeveri teknike’, të çfarëdo qoftë forme”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski komentoi edhe zhvillimet në Komunën qendër duke theksuar se është tentim i kryetarit të kësaj komune Andrej Zhernovski që të fshehë dështimin e tij në mos-përmbushjen e premtimeve të dhëna, siç janë ndërtimi i shkollave, çerdheve për fëmijë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat