Shkollat shqipe të Kumanovës pa rrymë!

Maqedonia

Shkollat shqipe të Kumanovës pa rrymë!

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:04

Shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë “Naim Frashëri”, “Jeronim De Rada”, “Bajram Shabani “ si dhe Shkolla Fillore “Shën Kirili dhe Metodi” në fshatin Ramanli ka një javë që nuk kanë rrymë elektrike.

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, dega Likovë - Kumanovë ka reaguar në lidhje me këtë çështje. Kryetari i kësaj Shoqate, Etem Xheladini ka thënë për “Lajm” se e gjithë kjo ndodh për shkak të ndarjes jo proporcionale të mjeteve nëpër shkolla.

“Ky është problemi më i ri i shkaktuar nga ndarja jo proporcionale e mjeteve nëpër shkolla.

Administrata e shkollave duhet të kryejë punët përfundimtare dhe të nisë me përgatitjen e programeve të reja, por për shkak të mungesës së rrymës elektrike puna ka një javë që është ndërprerë.

Më e keqja në gjithë këtë është se akoma nuk dihet se kur do ta lëshojnë rrymën elektrike”, ka thënë Xheladini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat