Nuland: Është përgjegjësia juaj për të ruajtur marrëdhëniet ndëretnike (Video)

Maqedonia

Nuland: Është përgjegjësia juaj për të ruajtur marrëdhëniet ndëretnike (Video)

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:34

Komuniteti maqedonas dhe shqiptar në Maqedoni duhet të jetë një shembull për bashkëjetesën në rajon, vendi duhet të punon për përmirësimin dhe prosperitetin ekonomik dhe demokratik, të vazhdohet dialogu i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi në negociatat për emrin që Maqedonia në mënyrë të shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këto janë rekomandimet që ndihmës sekretarja e SHBA për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland i ka thënë në vizitë pune me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në pyetjet e gazetarëve ajo është pyetur se si e vlerëson stabilitetin e vendit, Nuland tha se Maqedonia ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara por përgjegjësia për paqën në vend bie mbi vet faktorin vendas.

Ajo tha se vendi ka nevojë për të gjetur një mënyrë për të intensifikuar bashkëjetesën në mes të komuniteteve shqiptare dhe maqedonase.

Ju keni një përgjegjësi të veçantë këtu, por edhe në rajon. Ju duhet të jeni një shembull se si komunitetet shqiptare dhe maqedonase mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet, tha Nuland.

Kryeministri në kontekstin e marrëdhënieve ndëretnike tha se qeveria edhe në të ardhmen do të punojnë për një shoqërie të integruar, dhe se vendi tashmë e ka merituar anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Reformat që Maqedonia duhet t’i zbatojë në të gjitha sferat shoqërore institucionale, si dhe pjesëmarrjen e ARM-së në disa misione paqeruajtëse na jep çdo të drejtë të këmbëngulim për anëtarësimin,” tha Gruevski.
Vizita e zyrtares Nuland është gjithashtu pjesë e turneut të saj të vendeve të Ballkanit në rajon dhe në Evropë, e cila filloi të premten me një forum në Dubrovnik për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhënieve transatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat