Gruevski: Apeloj për sjellje të qetë dhe të arsyeshme

Maqedonia

Gruevski: Apeloj për sjellje të qetë dhe të arsyeshme

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:25

Qytetarët të mos bëhen pre e manipulimeve ditore dhe me kujdes të ndjekin ngjarjet në lidhje me rastin “Monstra”. Ka apeluar kësisoj kryeministri Nikolla Gruevski.

“Apeloj deri te qytetarët të cilët nuk janë pjesë e këtij grupi më të vogël të ‘fanatikëve fetarë’ dhe ‘radikal’ nën ndikim të disa shteteve tjera më të largëta dhe me qëllime tjera, atyre ju apeloj që me kujdes të ndjekin procesin, të mos bëhen pre e manipulimeve ditore të disa portaleve ose ndonjë gazetari apo mediumi.

Ndonjëherë ata janë të mashtruar, ndonjëherë janë të dezinformuar”, ka theksuar kryeministri Gruevski. Sipas tij, duhet shumë me kujdes secili të vlerësojë para se të sjell vendimin, duke shprehur bindje se koha do të tregojë se kush është në të drejtë.

“Jam i bindur se koha do të tregojë se kush është në të drejtë, nëse gjyqi është në të drejtë apo një grup dhunuesish të cilët tentuan dhe lënduan shumë policë. Mes policëve të lënduar ka pasur edhe shumë shqiptarë”, ka shtuar Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat