Protesta të qeta sot në Strugë

Maqedonia

Protesta të qeta sot në Strugë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:08

Shqiptarët e Maqedonisë kanë protestuar paqësisht në strugë, në ditën e katërt të tubimeve kundër dënimit me burgim të përjetshëm të shqiptarëve lidhur me rastin “mosntra”. Qindra qytetarë me flamuj kuq e zi marshuan në rrugët kryesore të qytetit. Ata brohorisnin “duam drejtësi”. Protestës së mbajtur në strugë iu bashkëngjit edhe kryetari i komunës së strugës, Ziadin Sela, i pari zyrtar që mbështeti në rrugë demonstratat e këtyre ditëve. Më herët kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski tha se individë te caktuar po i hedhin benzine zjarrit, për te realizuar synimet e tyre.
Protesta në të cilat përdoret dhuna është diçka që nuk mund ta mbështesë askush, në asnjë shtet dhe në asnjë mjedis, e as në shtetin tonë. Në këtë aspekt dua të them se MPB-ja në mënyrë profesionale ka kryer detyrën. Akoma më shqetësuese është mbështetja që një numër i caktuar individësh dhe disa grupeve, në mënyrë direkte apo indirekte i hedhin benzine zjarrit. Ato po ndjekin një axhendë e cila nuk është ne interes as të maqedonasve e as të shqiptarëve. Ndërsa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë protesta paqësore, pasi dhuna nuk ndihmon askënd. Këto komente Ahmeti i beri pas takimit me ambasadorin e SHBA-se Pol Wollters ne Tetove. Lidhur me protestat në Maqedoni ka reaguar dhe qeveria e Kosoves. Ne një komunikate per mediat, thuhet se “Respektimi i të drejtave kushtetuese dhe institucionale është mënyra e vetme për të evituar përshkallëzimin e dhunës, që do të mund të përcillej me pasoja të rënda për tërë rajonin. Prishtina zyrtare vlerëson se dialogu politik ndërmjet komuniteteve dhe zbatimi në përpikëri i marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve të hapura midis komuniteteve në Maqedoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat