Ilir Kulla: Ali Ahmeti në pozitën e Arben Xhaferit

Maqedonia

Ilir Kulla: Ali Ahmeti në pozitën e Arben Xhaferit

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 23:00

Analisti Ilir Kulla, i cili ishte i kyqur dhe aktivisht në proceset e luftës në Kosovë dhe Maqedoni, tha se ngjarjet që po ndodhin në Maqedoni janë identik kopje e ngjarjeve që ndodhën në 2001. Sipas tij, atëherë akuzohej për tradhëtarë Arben Xhaferi ndërsa tash Ali Ahmeti. Lexojeni postimin e plotë të Ilir Kullës.
Postimi i plotë:

Sot me pamjet e protestes ne Tetove u ktheva me mendje 13 vjet me pare ne 2001. Atehere protestuesit Dhe ata qe me vone u bene ushtare te UCK protestonin kunder VMRO Dhe Gjeorgjevskit, por ne fakt protesta ne Tetove ishte kunder PDSH Dhe te ndjerit Arber Xhaferri duke e akuzuar Arberin per tradhetar, njelloj si sot me thirrjet Ali Tradhetari. Natyrisht Arber Xhaferri ka qene nje patriot i madh Dhe nje Intelektual i jashtezakonshem, por si politikan fatkeqesisht ishte perfshire ne nje Projekt te deshtuar bashkeqeverisje me nje partner qe atehere si sot ishte nacionalist Dhe qe Nuk i shikonte shqiptaret si partnere reale por si pengese ne projektet e tija politike ne kerkim te identitetit te munguar maqedonas.

E njejta gje ndodh sot. Une Ali Ahmetin e njoh mire Dhe e di qe eshte nje patriot Shqiptar i papermiresueshem i cili gjithe jeten vetem per kete ka punuar. Fatkqesisht sot gjendet si Arber Xhaferri ne 2001 ne anen e gabuar, me nje partner te gabuar qeveritar Dhe pa nje projekt te mirefillte politik. Implementimi i marreveshjes se Ohrit Nuk eshte me nje Projekt politik. Shqiptareve ne Maqedoni tashme i duhet realizuar aspirata e qytetarit europian. Qytetari europian Nuk jeton me statuja qindramilion dollareshe, por me lufte te mbare shoqerise kunder krizes ekonomike, te rinjte Europiane Nuk kerkojne me lavdite nacionaliste te shekullit te 20, por boten e ndryshuar te Globalizmit te Shekullit te 21, te rinjte e sotem te Maqedonise Dhe te Tetovës falenderojne punen e bere ne vitet 90 Dhe sakrificen e UCK qe e ktheu Tetoven qytet universitar Shqiptar , por njeriu pasi mbaron universitetin kerkon pune, se Puna eshte mireqenie Dhe ardhmeri, Puna eshte dinjitet, i riu i sotem fillon protesten nga Xhamia jo se ka ndermend te beje ndonje kalifat Shqiptar , por se e sheh si kunderpergjigje per qindra kryqet Dhe kishat maqedone qe as vete bashkesia Orthodokse boterore Nuk e njeh per shkak te komplekseve pannacionaliste maqedonase, qe ne mes te krizes me parà publike ndertojne kryqe e katedrale, te rinjte Shqiptare te Maqedonise Nuk kane gje me Ali Ahmetin, por i kerkojne atij qe ti degjoje ata Dhe qe votat Dhe 19 deputetet te mos i kete si nje ceshtje matematikore te parimit te Badinterit , por ti perdore si argumente pse Maqedonia duhet te egzistoje si SHTET i qytetareve te vet qe Nuk i rreh ata, qe Nuk i persekuton, Nuk i jep 5 burgime te perjetshme, se Nuk mund te kete fajtore ne grup, faji eshte individual ne shtetin e se drejtes Dhe ne demokraci. Ata qe po' protestojne Keto dite ne fakt Nuk e kane protesten as me individin Ali Ahmeti as me BDI, ata e kane me sistemin, tek i cili Nuk besojne, nga i cili persekutohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat