Ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësim të situatës

Maqedonia

Ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësim të situatës

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 18:25

Rreth protestave që rezultuan me dhunë mes qytetarëve dhe policisë kanë reaguar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar. Ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, bënë thirrje për qetësim të situatës dhe përmbajtje nga dhuna. “I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit, që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv, t’i adresojnë çështjet që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme. Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë, paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emër të një shteti të integruar, që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në komunikatën e përfaqësuesve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat