Bekim Fazliu: Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali

Maqedonia

Bekim Fazliu: Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 12:58

U mendova gjatë para se të reagoj. Jo se nuk i gjeja fjalet e duhura për ti thënë, sepse gjithçka është thënë nga ne shumë më herët me qindra herë , por fatkeqsisht reagimet tona që ishin te sinqerta,që shprehnin brengat dhe shqetsimin per gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendemi si shqiptarë këtu ne Maqedoni,nuk gjenin “mbështetjen” e duhur. Jo rralle herë edhe kritikoheshim se jemi shumë “brutal” në keto reagime,a kurse në anën tjetër apllaudoheshte për disko-mbrëmjet e Ministrit te Drejtësise(fajtorit numer 1 për Monstrën),per krushqitë me Popovskin,për sallatat e Alise dhe për budallallëqet e tjera të shumta të BDI-së. I gjithë ky teatër tragjikomik që zhvillohej nën dirigjimin e nji propagande të egër e të pregaditur në kuzhina antishqiptare hutoj edhe qeverinë e Kosovës dhe te Shqipërise sa që të hutuar bën edhe nji “darsëm” në Shkup më këngë e me valle .

Kjo pastaj e hutoj edhe popullin e stërvuajtur që voten e tyre e “dhanë” për një “idare te rrejshme” dhe kështu ku të rrejshme ,ku të blera ,ku të vjedhura i bën 150.000. U than për këtë fjalë të mëdhaja,por fjalët e Alisë jane fjalë boshe që sa i dalin prej goje ja merr era menjihere.

Fatkeqsisht vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur. U dënuan me burg të perjetshëm 6 shqiptarë pa asnji dëshmi. Pamjet e sjelljes së policisë me protestuesit të rikujtojnë historine e dhimbshme të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb dhe realitetin e tanishëm të hidhur,por me nji dallim. Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan,kurse tani e ka emrin Ali.

Shpreh keqardhje për gjithë ata që sot pësuan në protesta. Shpreh keqardhje për gjithë shqiptarët e pafajshëm që vuajnë burgjeve.

P.S Reagoj edhe kundër disa hipokritëve te mveshur me petkun e “gazetarëve”, “analistëve”dhe”politikanëve” që sot kurse reaguan! Pikërisht këta janë po të njejtit qe u “çmendën” deri sa Alinë dhe BDI-në e ulen në prehër të Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat