Arrestohen dhjetë hakerë gjatë aksionit policor

Maqedonia

Arrestohen dhjetë hakerë gjatë aksionit policor

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 13:45

Gjatë aksionit policor mbrëmë në tre qytete janë arrestuar rreth dhjetë persona, grup i organizuar mirë i hakerëve, i cili ka krijuar ueb-faqe të rrejshme, identike me origjinalet, përmes të cilave kanë vjedhur të dhënta personal nga qytetarët.
Në atë mënyrë, konfirmojnë nga policia, hakerët kanë arritur të tërheqin rreth 100 mijë euro dhe rreth 100 mijë dollarë amerikanë.
Grupi ka punuar një periudhë të gjatë dhe sipas informatave nga hetimi, bëhet fjalë për njerëz të përgatitur mirë, të cilët pothuajse në mënyrë perfekte e kanë kryer punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat