Thaçi: Pjesa shqiptare e Shkupit, si Afganistani

Maqedonia

Thaçi: Pjesa shqiptare e Shkupit, si Afganistani

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:06

PDSH mbrëmë mbajti një tubim në Shkup në sheshin Skënderbeu. Kryetari i PDSH-së dhe bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore Menduh Thaçi, përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se PDSH-ja do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Ai tha se subjekti i tij si pjesë e ekzekutivit do të përmirësojë të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve gjatë këtyre viteve. Thaçi tha se oponentët e tyre BDI-ja ka humbur autoritetin në mesin e shqiptarëve duke akuzuar gjithashtu edhe për dështimin e zhvillimit të Shkupit.

“12 Vjet janë në pushtet. Kjo i ngjan Parisit, kurse kjo i ngjan Kandaharit dhe Afganistanit. Përse nuk japin sqarime për mos përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve. Nuk e bënë ligjin për pjesëmarrësit e konfliktit të 2001shit, nuk e bënë gjuhën shqipe, nuk e bënë përfaqësimin e drejtë. Nuk bënë investime tek shqiptarët. Maqedonasit jetojnë në parqe dhe gjelbërim, teatro e operë. Shkollë e ambulantë. Shkupi këndej vazhdon të mbesë në baltë, pa ambulanca, pa arsim, pa kulturë dhe pa investime”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat