“Pavel Shatev”: VMRO 62, LSDM 32, BDI 16, PDSH 9 deputetë

Maqedonia

“Pavel Shatev”: VMRO 62, LSDM 32, BDI 16, PDSH 9 deputetë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:24

Shkup, 21 prill- Anketa e Institutit “Pavel Shatev” e afërt me partinë qeveritare VMRO-DPMNE parashikon fitore absolute të kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, derisa te shqiptarët BDI edhe më tej është forca politike pa konkurrencë.

Instituti parashikon 62 mandate deputeti për DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, për LSDM-në 32 mandate, BDI 16 dhe PDSH 9, ndërsa në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë deputetët e diasporës, bazuar në sondazhin e zhvilluar në periudhën 15 deri 17 prill, me gjithsej 1.450 respondentë.

Instituti thotë se, 27.9 për qind e të anketuarve kanë zgjedhur partinë e Nikolla Gruevskit, 14.9 për qind kanë thënë se do të votojnë LSDM-së, 7.2 për qind BDI-në dhe 4.2 për qind PDSH-në.

Në pyetjen se, cila parti do të fitojë në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit, 40.9 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të jetë VMRO-DPMNE, 13.8 për qind LSDM, 7.8 për qind BDI dhe 4.4 për qind PDSH.

Madje, tek pyetja se cilin do preferoni si kryeministër të ardhshëm, përgjigja ka qenë kj Për kryeministrin aktual, Nikola Gruevski janë përcaktuar 47.2 për qind e të anketuarve, 18.8 për qind për liderin opozitar, Zoran Zaev, kurse 34.5 për qind janë përgjigjur me “nuk e di”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat