Shacimarkakis kërkon që BE-ja ta anulojë aplikimin e Maqedonisë

Maqedonia

Shacimarkakis kërkon që BE-ja ta anulojë aplikimin e Maqedonisë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:54

Eurodeputeti gjerman me prejardhje greke, Jorgos Shacirmakis ka publikuar në mediat greke se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian anullimin e aplikimit të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shacimarkakis i cili për vete thotë se ndjehet më shumë si grek se sa si gjerman, informon se kërkesa për anulimin e kandidaturës do të dorëzohet te presidenti i parlamentit të BE-së, Martin Shulc, por deri më tani nuk ka informacione për argumentet në bazë të të cilave ai do ta bazojë këtë kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat