Rusia kërcënon Maqedoninë dhe Evropën se do ta ndalë distribuimin e gazit

Maqedonia

Rusia kërcënon Maqedoninë dhe Evropën se do ta ndalë distribuimin e gazit

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:51

Presidenti rus, Vlladimir Putin dërgoi letër deri te 18 liderë evropianë me të cilën e paralajmëron Evropën se mund të vijë deri te ndalimi i distribuimit të gazit rus për vendet evropiane, nëse Ukraina nuk ia paguan Rusisë borxhin për energjensin, shkruan "Rosijskaja gazeta".

Sipas gazetës, letra është adresuar deri te liderët e Maqedonisë, Austrisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Moldavisë, Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë, Hungarisë, Francës, Kroacisë dhe Çekisë.

Në letrën deri te liderët evropianë Putini thekson se Ukraina i ka borxh Rusisë 17 miliardë dollarë, pasi që më nuk vlejnë lëshime të caktuara, si dhe 18,4 miliardë dollarë, të cilat Kievi duhet t'i paguaj në emër të sanksioneve për mosshfrytëzimin e sasisë minimale vjetore të gazit, në pajtim me marrëveshjen e vitit 2009.

Presidenti rus u bëri thirrje shfrytëzuesve evropianë të gazit rus t'i shqyrtojnë çështjet e përmbajtura në letër./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat