“Strudle”-t serbe tërhiqen edhe nga tregu në Maqedoni

Maqedonia

“Strudle”-t serbe tërhiqen edhe nga tregu në Maqedoni

Më: 10 prill 2014 Në ora: 11:04

Agjencia për ushqim dhe veterinary (AHV) në Maqedoni ka tërhequr nga tregu të gjitha ëmbëlsirat e njohura “Strudle” nga Serbia.

Vendimi për tërheqjen e tyre u bë pasi që janë zbuluar përmbajtje të ohratoksinës së tepëruar, që mund të ndikojë në helmim.

Me urdhër të agjencisë janë tërhequr të gjitha sasitë e importuara nga kompania prodhuese serbe “Zhitoprerada DM” nga Novi Beçej. Disa ditë më parë, Sllovenia vendosi tërheqjen e këtyre prodhimeve ushqimore.

Para dy ditëve kjo ka ndodhur edhe në Serbi, ndërsa nuk dihet se a është ndërmarrë ndonjë vendim nga Kosova dhe Tiranë, në rast se importojnë këto produkte serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat