Osmani: Të mposhtim krimin politik BDI-PDSH

Maqedonia

Osmani: Të mposhtim krimin politik BDI-PDSH

Më: 9 prill 2014 Në ora: 01:55

Kryetar i RDK-së Rufi Osmani zhvilloi takim me banrëot e Debreshtit të Gostivarit. Osmani porositi se rilindasit e RDK-së do ti godasin direkt në zemër deputetet siç i quajti ai, të krimit politik në parlamentin e Shkupit në mandatin e radhës, që të kthejnë shpresën e humbur të shqiptarëve dhe të ndërpresin shpërbërjen e indit shqiptarë në Maqedoni.

‘’Është koha që RDK të merr timonin nga mashtruesit dhe keqpërdoruesit e votës shqiptare, të dy konkurentëve të partive tjera shqiptare që nuk janë asgjë tjetër përveç një instrument- satelit të Vmro-Dpmne-së njeri i Sasho Mijalkovit dhe tjetri i Nikolla Gruevskit. Duke votuar RDK-në ju të nderuar shqiptar votoni për sakrificën, dijen, nderin, për perspektivën tuaj ekonomike dhe për perspektivën e rinisë shqiptare’’, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat