Thaçi: Do keni përball një luan

Maqedonia

Thaçi: Do keni përball një luan

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:01

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë tubimit të mbrëmshëm me banorët e Tearcës u dërgoi porosi maqedonase se boll kanë pasur punë me lepuj, tani do të kenë punë me luana. Duke ironizuar fushatën e BDI-së kundër presidentit të një anshëm Thaçi tha se shqiptarët janë tek dhe tek do t’i kërkojnë të drejtat kombëtare. Kreu i PDSH-së gjithashtu akuzoi qasjen jo korrekte të BDI-së në fushatë e cila sipas tij i kërcënon se do ti përzë nga puna njerëzit nëse ata nuk votojnë për këtë parti.

"Mesazhi im është edhe ndaj një partie maqedonase e cila nuk do të ulet ballë për ballë me ne. Si duket ashiqare favorit te maqedonasit janë VMRO dhe Gruevski. Mesazhi për to është boll keni pasur punë me lepuj tash do të keni përballë jush luana...Nuk mundet në shekullin 21 Ali Ahmeti me xhahillëkun dhe padijeninë e vet, Gruevski dhe të tjerët me trikat e vet na çojnë të themi se ne jemi të pesë anshëm, multi etnik, gjysmë kështu, gjysmë ashtu, ne jemi tek milet, dhe kërkojmë tek të drejtat tona kombëtare dhe fetare”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat