Osmani: RDK-ja me grup parlamentar

Maqedonia

Osmani: RDK-ja me grup parlamentar

Më: 7 prill 2014 Në ora: 22:58

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, ka mbajtur konventën promovuese të kandidatëve për deputet në parlamentin e Maqedonisë. Me këtë rast kryetari i RDK - së, Rufi Osmani tha se subjekti që ai drejton ka potencial, që pas këtyre zgjedhjeve të formojmë grup parlamentar. Ndërkaq ka folur edhe nënkryetari i kësaj partie Izet Zeqiri, i cili ndër të tjera ka potencuar se këtë herë shqiptarët e kanë radhën të zgjedhin opsionin e vërtetë politik kombëtarë në Maqedoni, duke votuar për RDK – në. I pranishëm në tubim ka qenë edhe bartësi i listës së njësisë zgjedhore numër 2 Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha.

“Jam këtu tu vërtetoj se ne kemi program, mbi të gjitha ne kemi njerëz të cilët kanë dije, guxim, vendosshmëri që në tavolinën e bisedimeve të marrin hisen financiare ekonomike dhe kombëtare të shqiptarëve dhe ta bëjnë ofertë për Maqedoninë shqiptare”... sepse do njerëz kanë një merak, sepse 20 vjet paskan qenë në emigracion dhe dashkan 20 vjet të jenë në qeveri me çdo kusht, nuk di i lejojmë apo jo”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i RDK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat