Banorët e Pustecit të drejtë vote në dy shtete

Maqedonia

Banorët e Pustecit të drejtë vote në dy shtete

Më: 6 prill 2014 Në ora: 08:53

Gjykata Administrative e Maqedonisë ka mundësuar të drejtën e votimit të shumicës maqedonase të komunës së Pustecit e njohur ndryshe si komuna Liqenas. Kjo komunë është e populluar nga maqedonasit dhe ata kanë shtetësinë shqiptare dhe nënshtetësinë maqedonase. Por vendimi i Gjykatës Administrative të Maqedonisë ka mundësuar që banorët e një komune minoritare të kenë të drejt vote në dy shtete, pasi banorët e Pustecit votojnë për zgjedhjen e qeverisë shqiptare dhe tanimë edhe për zgjedhjet që po zhvillohen në Maqedoni.

Bëhet fjalë për rreth 600 shtetas shqiptarë, që posedojnë edhe shtetësinë e Maqedonisë dhe se ata në bazë të vendimit të gjykatës shfrytëzojnë të drejtën e votimit dhe se ata më 27 prill do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga zyra për informimin e gjykatës, njoftojnë se të gjitha ankesat janë pranuar në favor të palëve me çka ata tanimë do të kenë të drejtë të votojnë në Ambasadën në Tiranë, për deputetin e Diasporës në Njësinë e 7 që mbulon kontinentin e Evropës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë kishte refuzuar të drejtën e votës për këta shqiptarë që deklarohen me origjinë maqedonase dhe që kishin aplikuar për regjistrim për të shfrytëzuar të drejtën e votës për deputetin e diasporës në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat