Flamuri shqiptarë valon në Kërçovë. Dehari mer zyrtarishtë detyrën

Maqedonia

Flamuri shqiptarë valon në Kërçovë. Dehari mer zyrtarishtë detyrën

Më: 3 prill 2013 Në ora: 16:32

Në mënyrë solemne e madhështore, sot fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, u ul zyrtarisht në karrigen e të parit të qytetit. Dehari mori certifikatën për mandatin katërvjeçar nga komisioni komunal zgjedhor. Ai është i pari shqiptar që merr këtë post në Kërçovë, pas më shumë se 70 vjetësh.

“Komunën e Kërçovës pas 70 vjetësh do e drejtojë një kryetar shqiptar. Kryetarit të ri të komunës, Fatmir Deharit edhe zyrtarisht në emër të komisionit komunal zgjedhor, i dorëzojmë mandatin për të udhëhequr Komunën e Kërçovës”.

Dehari, me këtë rast, falënderoi sërish të gjithë ata që e votuan për këtë mandat 4 vjeçar, ndërsa deklaroi se do angazhohet për mirëqenien e të gjithë banorëve të Kërçovës, pa dallime kombësie.

“Unë, nga ky moment, bashkë me administratën komunale të përbashkët do të vazhdojmë punën dhe realizimin e programit tonë komunal... premtimeve që kemi bërë para qytetarëve... që kjo komunë të jetë sa më afër qytetarëve; qytetari të jetë në vendin e parë; dhe ne do ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët si qytetarë të këtij vendi, pa dallim përkatësie etnike, fetare dhe ngjyre”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.

Nga dita e sotme, në shtizën e flamujve para komunës së Kërçovës, valëvitet edhe flamuri kombëtar shqiptar. Po ashtu tabela e madhe para komunës, është vendosur që dje në dy gjuhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat