QMK: Zjarrfikësit kanë shpëtuar një person që kishe rënë në lum

Maqedonia

QMK: Zjarrfikësit kanë shpëtuar një person që kishe rënë në lum

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Zjarrfikësit në vend, krahas shuarjes së zjarreve pyjore, në 24 orët e kaluara janë angazhuar edhe për punë të tjera. Katër zjarrfikës të Manastirit me një automjet zjarrfikës nga ora 18:45 deri në 19:35, kanë intervenuar në nxjerrjen e një personi që kishte rënë në lumin Dragor tek vendi “Ura Sali”. Personi që ra në lumë nuk është lënduar.

Zjarrfikësit e Prilepit me një automjet zjarrfikës nga ora 12 e 13:50 kanë intervenuar në nxjerrjen e ujit me pompa nga hapësirat e mbushura të bodrumeve dhe sipërfaqeve të oborrit në fshatin Senokos, informojnë këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarrfikësit e Ohrit, nga ora 09.45 deri në 10:30 kanë pasur një intervenim teknik të pompimit të ujit nga një ashensor në rrugën “Galiçica” banesa nr.2, shtojnë nga QMK.

Nga atje përkujtojnë për vëmendje të rritur për shkak të ndryshimeve të përnjëhershme të motit, krahas tjerave, të vozitet me kujdes, sidomos në rrugët nëpër lugina, grykat e lumenjve, ku ka mundësi për rrëshqitje më të vogla.

“Kjo në mënyrë të veçantë i përket akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçanë – Dellçevë”, theksojnë nga QMK

Për 24 orë, janë evidentuar 1392 thirrje në numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente – 112 në QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat