Avokati i Popullit: 30 persona na kanë telefonuar, u është shkelur e drejta e votës

Maqedonia

Avokati i Popullit: 30 persona na kanë telefonuar, u është shkelur e drejta e votës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht.

Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.

Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat