Osmani, thirrje për votë masive: Të vijojmë rrugëtimin e evropian

Maqedonia

Osmani, thirrje për votë masive: Të vijojmë rrugëtimin e evropian

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:23
Bujar Osmani

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Votimi filloi në orën 7:00, dhe dalja në zgjedhje presidenciale në dy orët e para ishte 4.17 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 4.45 për qind, sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV dhe ish-kandidat për president pasi hedhur votën në qendrën e tij të votimit bëri thirrje për dalje masive në votime në mënyrë që sic tha vendi të vijojë rrugëtimin evropian.

“Shpresoj që qytetarët do dalin masivisht në votime të shprehin vullnetin lirshëm dhe të mund të themi që RMV vijon sot rrugëtimin evropian, si një shtet i ndërtuar mbi tolerancën ndëretnike dhe reformat. Gruaja ime votoi vetëm në zgjedhjet parlamentare, unë votova në të dyja, edhe ato presidenciale, është vullnet i lirë i qytetarëve”, tha Osmani.

Nëse në votimet e sotme nuk marrin pjesë të paktën 40 për qind e votuese zgjedhja e presidentit në RMV dështon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat