Ali Ahmeti i reagon kandidates së VRMO-së: Kam qenë luftëtar i lirisë, nuk kam qenë mercenar dhe dezertor

Maqedonia

Ali Ahmeti i reagon kandidates së VRMO-së: Kam qenë luftëtar i lirisë, nuk kam qenë mercenar dhe dezertor

Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:04
Ali Ahmeti

Deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkovka, se do të ketë Tribunal Ndërkombëtar për luftën e 2001-tës, e ka komentuar vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka kërkuar duhet pasur kujdes me deklaratat të cilat gërvishtin plagët e vjetra duke shtuar se e kaluara nuk duhet harruar por nuk duhet të na përsëritet.

“Unë disa herë e kam thënë, e kaluara është e dhimbshme, e kaluara nuk duhet harruar por nuk duhet të na përsëritet. Çdo kush duhet të jetë i kujdesshëm me deklarata të tilla. Është një ngjarje, një luftë që ka ndodhë po bëhet një çerek shekulli…

Sipas kandidates për presidente dhe si profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, UÇK-ja duhet të përgjigjet pse ka fituar lirinë, pse kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë kanë fituar të drejtën e vete, kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare me NATO-n, BE-në, ShBA-të dhe me presidentin e atëhershëm, i ndjeri Trajkovski si dhe nga unë komandant i UÇK-së. Çdo kush që dëshiron të hap faqe që nuk hapen, unë mendoj se e ka gabim”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka pasur një mesazh edhe për kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskin, teka ka thënë se Fronti Evropian është krijuar për paqe, stabilitet, siguri dhe integrim në Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët nuk duan puthadorë, shqiptarët nuk duan përkuljen, shqiptarët kanë përballuar regjimin e Jugosllavisë dhe kurrë nuk janë përkul, as nuk i përkulen as Mickoskit as Mickoskave as atyre që nuk dinë se si të ecim përpara të gjithë. Ky front ësht ndërtuar edhe me turqit, romët e boshnjakët. Romët kanë fituar me Marrëveshjen e Ohrit, me luftën tonë kanë fituar edhe turiqt edhe boshnjakët. Dhe sot të gjithë janë bashkangjit Frontit që bashkërisht ta shtyjmë procesin përpara drejt anëtarësimit në BE por edhe në bashkëpunim të mirë e të fortë në tërë Frontin sepse akoma ka për të bërë për të gjitha komunitetet. Me 8 maj vendoset dhe njerëzit që duhet të kontaktoni, shpjegojani se votohet për integrimin ose për izolimin dhe zgjedhjen le ta bëjnë”, ka shtuar Ahmeti.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidatja eVMRO-së, Gordana Silanovska Davkova, është ka fituar 40.14, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, me 19.92 për qind. Kurse, i treti është kandidati shqiptar, Bujar Osmani, nga koalicioni “Fronti Europian” me 13.59 për qind, e i katërti është kandidati tjetër shqiptar nga opozita, Arben Taravari, i koalicionit VLEN me 9.57 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat