“Në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”

Maqedonia

“Në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”

Më: 19 prill 2024 Në ora: 12:59
Sllavjanka Petrovska

Kandidatja për deputete nga LSDM, Sllavjanka Petrovska sot nga Tetova deklaroi se OBRM-PDUKM po e bënë të qartë se me kë është në koalicion dhe se çfarë politika ka për të ardhmen e vendit.

Ajo akuzoi koalicionin e OBRM-PDUKM-së se nuk garanton të ardhme evropiane për vendin.

“Deklaratat e djeshme të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tregon qartë se cilët janë partnerët e vërtetë të koalicionit dhe për këtë LSDM ka paralajmëruar dhe prandaj kemi kërkuar që përgjigje konkrete të japim para zgjedhjeve dhe jo pas zgjedhjeve.

Kur të shikoni se cilat parti politike i numëron në koalicionin tij, atëherë qytetarëve ende më shumë ju bëhet e qartë dhe me e lehtë se cila duhet të jetë përgjigjja më 8 maj, ajo është se koalicioni i cili nuk garanton Maqedoni evropian, ndërsa edhe tani në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që mendojnë se vendi i Maqedonisë së Veriut nuk është as në NATO as në BE”, tha Petrovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat