Ekipi i angio sallës në Klinikën “Zhan Mitrev” përsëri në veprim

Maqedonia

Ekipi i angio sallës në Klinikën “Zhan Mitrev” përsëri në veprim

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipi i angio sallës në Klinikën Zhan Mitrev kanë kryer një seri intervenimesh PFO (persistent foramen ovale). PFO në gjuhën popullore njihet si një hapje në zemër që zakonisht tek 80% e popullsisë mbyllet disa javë pas lindjes, por tek 20% e popullsise vazhdon të ekzistojë. Edhe pse konsiderohet një defekt i lindur, nuk është një defekt në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse septumi midis dy atriave ekziston, por është i paplotë.

Seria e intervenimeve të këtij defekti është kryer nga ekipi mjekësor i përbërë nga Dr. Vilma Ampova-Sokolov, Dr. Ilija Neshkovski, Dr.Petar Ugurov dhe infermierët Suzana Kostovska, Sonja Rusevska, Stefan Janevski, Beti Ignatova.

Zakonisht persistent foramen ovale mund të shkaktojë simptoma klinike, të tilla si:

– Migrenë (dhimbje koke)
– Sulm ishemik kalimtar (TIA)
– Goditje në tru.

Nëse hapja është më e madhe se 4 mm, rekomandohet mbyllja e saj për të parandaluar komplikimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat