LSDM: Dashtevski nga KSHZ në dokumentet partiake të OBRM-PDUM-së është krim potencial

Maqedonia

LSDM: Dashtevski nga KSHZ në dokumentet partiake të OBRM-PDUM-së është krim potencial

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Skandali me sondazhet e rreme dhe dokumentet nga plani operativ i OBRM-PDUM-së hap një tjetër aspekt, që lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, akuzojnë sot nga LSDM.

“Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, figuron si përgjegjës, së bashku me persona të tjerë, për votuesit e pavendosur, për sigurimin e listës zgjedhore”, thotë deputetja e LSDM-së, Daniela Nikollava.

Sipas të gjitha rregullave ligjore, theksojnë nga atje, kryetari i KSHZ-së nuk mund dhe nuk guxon të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në aktivitetet parazgjedhore të asnjë partie.

“Ky është një dyshim i arsyeshëm për vepër penale. Presim përgjigje nga kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski”, tha Nikollava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat