Gjithsej shtatë vite burg për të akuzuarit për rrëmbimin e nipit të Ljube Boshkoskit

Maqedonia

Gjithsej shtatë vite burg për të akuzuarit për rrëmbimin e nipit të Ljube Boshkoskit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Viktor Milanovski u dënua me pesë vite e dhjetë muaj burg dhe Sasha Çelikiq me dy vite e dy muaj pasi u shpallën fajtorë për kidnapimin e Samoil Kostadinovskit, nipit të kryetarit “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër dy personave, njëri prej të cilëve akuzohet për vepër penale – Rrëmbim, ndërsa i dyti akuzohet se ka ndihmuar në kryerje të krimit. Për të njëjtën ngjarje, ndaj një personi tjetër është pezulluar përkohësisht procedura deri në gjetjen dhe arrestimin e tij.

Siç ka njoftuar Prokuroria Publike e RMV-së, më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar se do ta vrasin. Synimi i tyre ishte ta detyrojnë të dëmtuarin të paguajnë drogë të vjedhur më parë – në masën 4 kilogramë.

Personi i dytë i përfshirë në aktakuzë i ka ndihmuar me dashje, duke i vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale – veturën “Volvo V40” me targa të Shkupit.

Me automjet të pandehurit pa dëshirën e tij e kanë çuar viktimën në vend të panjohur. Në ditët në vijim, përmes mesazheve në aplikacione celulare nga dërgues të panjohur, familjarë dhe njerëz të afërt të viktimës morën mesazhe ku kërkonin pagesën e mjeteve për narkotikë të dyshuar të marrë, por të papaguar.

Për të mbuluar gjurmët, në Draçevë është djegur vetura me të cilën është kryer krimi dhe në të cilën është parë viktima për herë të fundit.

Prokurori publik me ngritjen e aktakuzës propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin e parë, ndërsa për ndihmësin masat e paracaktuara të sigurimit të zëvendësohen me masën e arrestit shtëpiak.

Gjykimin e udhëhoqi gjyqtarja Sllavica Naumova Josifovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat