Pendarovski: Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve, t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem

Maqedonia

Pendarovski: Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve, t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:12
Stevo Pendarovski

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, njëherit president aktual i vendit, Stevo Pendarovski, sot bëri hapjen e Shtabit Qendror.

Fushata e Pendarovskit fillon me vizita në zonën e katërt zgjedhore dhe atë në Prilep, Krushevë dhe Krivogashtanë. Në korniza të këtyre 20 ditëve të fushatës deri në raundin e parë zgjedhor, Pendarovski thotë se do ti vizitojë të gjitha komunat dhe do të realizojë 65 takime me qytetarët.

Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem nëse fitoj besimin e tyre në pesë vitet e ardhshme. Disa më thonë se a duhet ta bëjë këtë gjithkund sepse kam prapa vetes mandat prej pesë viteve, qytetarët e dinë se për çfarë angazhohem e për çfarë jo.

Dhe unë mendoj se konteksti vendor dhe ndërkombëtar është ndryshuar dhe do të doja t’i adresoj ato çështje, dinamika politike e së cilave është e shpejtë dhe janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e RMV-së”, tha Stevo Pendarovski.

Ai tha se pret fitore në rrethinë e dytë.

“Pres që në rrethinë e parë votat të ndahen në disa parti dhe nuk pres që dikush të ketë shanse të fitojë që në raundin e parë, por pres që të kaloj në rrethin e dytë dhe të shkojë deri në fund”, tha Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat