KSHZ-ja konfirmoi kandidaturat për President në RMV

Maqedonia

KSHZ-ja konfirmoi kandidaturat për President në RMV

Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot njëzëri konfirmoi kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të paraqitura nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM.

 Stevçe Jakimovski i mbështetur nga “GROM”, Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski informoi se kandidatët Jakimovski dhe Taravari në afat prej 48 orëve duhet të dorëzojnë numrin tatimor dhe llogari transaksioni.

Dashtevski bëri të ditur se të gjitha listat e kandidatëve për kryetar të shtetit janë dorëzuar me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat