Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Maqedonia

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:36
Tatjana Dimitrovska

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur se vetëm 300 institucione, nga gjithsej 1500 kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare që përdorin.

Tatjana Dimitrovska, në një intervistë për RTMV-në, theksoi se ka dobësi në Kodin Zgjedhor, i cili parasheh procedurë kundërvajtëse, por nuk parasheh sanksion.

Sipas kompetencave të rregulluara me Kodin Zgjedhor, Dimitrovska ka sqaruar se KSHPK-ja është kompetente për të mbajtur regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili përmban të dhëna për institucionin që i përdor, numrin dhe targat e veturës.

“Përbërja e re e KSHPK-së vendosi bashkëpunim me MPB-në dhe kërkoi që 1500 institucione shtetërore të japin të dhëna për automjetet zyrtare që përdorin. Numri që kemi siguruar është rreth 1500 institucioneve shtetërore, të cilat kanë afro 12000 automjete zyrtare”.

“Nga 24 shkurti, të gjitha institucionet kanë pasur obligim që t’i dorëzojnë këto të dhëna, sipas të cilave KSHPK-ja ka të drejtë në afat prej 15 ditësh të iniciojë procedurë penale pranë organit kompetent për ato institucione që nuk i kanë dorëzuar të dhënat”, tha Dimitrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat