MPB: Qytetarët kanë marrë mbi 244 mijë ngjitëse “NMK” për automjetet e tyre

Maqedonia

MPB: Qytetarët kanë marrë mbi 244 mijë ngjitëse “NMK” për automjetet e tyre

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Mbi 244.000 ngjitëse “NMK” për automjete janë marrë deri më tani nga qytetarët, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndonëse shpërndarja e ngjitësve për ekzaminimet teknike ka filluar me vonesë, në ditën e fundit të datës së paraparë për ndryshimin e të gjitha dokumenteve personale 12 shkurt, një numër i madh qytetarësh kanë ngjitur në automjete ngjitëse me shkurtimin e emrit të ri kushtetues “NMK. “.

“Nga kontrollet teknike janë porositur gjithsej 393.400 ngjitëse dhe nga qytetarët janë marrë gjithsej 244.797 afishe”, thonë nga MPB për “Sloboden Peçat”.

Nga atje thonë se për momentin procedura shkon pa vështirësi dhe shpërndarja e afisheve po shkon pa probleme.

Megjithatë, numri i automjeteve me ngjitëse “NMK” është më i madh pasi ka qytetarë që kanë vendosur të blejnë ngjitëse që shiten në dyqanet e autopjesëve në mbarë vendin dhe në rrjetet sociale, por ka edhe raste që qytetarët paguajnë targa të reja që janë me shenjën “NMK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat