Nora Taravari me një urim ndryshe për ditën e 8 Marsit

Maqedonia

Nora Taravari me një urim ndryshe për ditën e 8 Marsit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:30
Nora Taravari

Bashkëshortja e Arben Taravarit, kandidatit për president në Maqedoninë e Veriut, Nora Taravari uron gratë për festën e 8 Marsit.

Më poshtë keni urimin e Nora Taravarit:

Para disa ditësh, fola në tubimin promotiv të kandidatit për President të VLEN-it, Arben Taravari që është im shoq.

Fjalimi im ishte risi për mua, por rezultoi të ishte edhe një surprizë e madhe sepse pas atij fjalimi kam marrë me dhjetëra e qindra urime.

Ju falënderoj të gjithëve dhe sot gjej datën 8 Mars për ta bërë këtë gjë dhe bashkë me të edhe një urim:

Dua të uroj gratë: ato që gjithë kohës janë në punë dhe ato që lajnë e gatuajnë gjithë ditën, ato që rrisin fëmijë e në disa raste edhe burrat e tyre, ato që guxojnë dhe ato që sapo kanë dështuar, ato që janë të reja dhe plot ëndërra dhe ato që nuk shohin të ardhme, ato që emri u dëgjohet dhe u duartrokitet dhe ato që nuk kanë emër por njihen vetëm si gratë e dikujt, ato që rrethohen nga burra fisnikë...dhe ato që janë në presion të tmerrshëm të dhunës, ato që sot po buzëqeshin dhe ato që janë tradhëtuar dhe nuk besojnë dot më, ato që sapo kanë sjellë në jetë një krijesë dhe ato që janë në sekondat e fundit të shpresës...JU JENI TË GJITHA ARSYE MREKULLIE PËR DIKË, DIKU NË KËTË BOTË NDAJ SIDO DHE KUDO QË JENI...NDRIÇONI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat