Incident në Shkup, një i mitur goditet nga një mjet i mprehtë

Maqedonia

Incident në Shkup, një i mitur goditet nga një mjet i mprehtë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një i mitur nga fshati Bukoviq i Shkupit është lënduar sot me një objekt të mprehtë nga një i mitur tjetër në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovka” në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të pasdites së sotme dhe më pas djali është transferuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”.

“Sot (06.03.2024) rreth orës 13:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev”, në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka”, është lënduar një të mitur nga fshati Bukoviq i Shkupit i cili është goditur nga një mjet i mprehtë nga një i mitur tjetër nga fshati Bojanë i Shkupit”, njoftojnë nga MPB.

Po ashtu nga MPB shtojnë se ndërkohë në stacionin policor të Bit Pazarit me të miturin e dyshuar në prani të prindit është duke u intervistuar zyrtarisht dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat