DPHM: Muaji shkurt ishte ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë

Maqedonia

DPHM: Muaji shkurt ishte ekstrem shumë i nxehtë dhe i thatë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji shkurt i këtij viti karakterizohet si muaj ekstrem deri shumë i nxehtë dhe i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas DPHM, temperatura mujore ka lëvizur nga 2.4 gradë Celsius në Lazaropole deri në 9.7 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të muajit të shkurtit, për një periudhë të gjatë (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 3,9 gradë mbi mesataren kombëtare.

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 6 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 22.9 gradë Celsius. Temperaturat maksimale të larta u regjistruan gjatë gjithë muajit, dhe një valë e të nxehtit depërtoi në të gjithë territorin e vendit pothuajse gjatë gjithë muajit. Temperaturat minimale nën zero janë shënuar në dy dekadat e para të muajit, më pas temperaturat minimale ishin mbi zero. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 1 shkurt dhe ka qenë -11.0 gradë”, thuhet në njoftimin e DPHM.

Në shkurt të këtij viti, sasia mujore e reshjeve në vend ishte nga 6,8 mm në Zajçev Rid të Shkupit deri në 33,5 mm në Kriva Pallankë. Reshjet ishin të shiut dhe borës në male. Sasia maksimale e reshjeve ditore prej 27.3 mm është regjistruar në Kriva Pallankë më datën 12 të muajit. Më 11 shkurt në Kodrën e Diellit është matur shtresa më e lartë e borës prej 37 cm.

Siç thuhet nga DPHM, krahasuar me vlerën mesatare të shkurtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia mujore e matur e reshjeve ishte 30 mm ose 63 për qind nën mesataren në nivel shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat