KSHZ paraqet në polici një person i cili është fotografuar gjatë nënshkrimit për kandidatët për president

Maqedonia

KSHZ paraqet në polici një person i cili është fotografuar gjatë nënshkrimit për kandidatët për president

Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një qytetar nga Kumanova ka bërë fotografi gjatë nënshkrimit për kandidat për president në njësinë rajonal të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njoftojnë sot nga SPB Kumanovë.

Të punësuarit e njësisë rajonal të Kumanovës të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e kanë raportuar dje në polici.

“Dje në orës 20:50 në SPB Kumanovë, dy të punësuar në KSHZ kanë paraqitur se në orën 13:00 në hapësirat e njësisë së KSHZ-së në Kumanovë një person, i cili po nënshkruhej për kandidat për president të RMV-së, me telefon është fotografuar derisa po nënshkruhej”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen është lajmëruar edhe prokurori dhe pas plotësimit të dokumentacionit kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat