VLEN promovoi Arben Taravarin si kandidat për president: Ndryshimi vuloset në zgjedhje

Maqedonia

VLEN promovoi Arben Taravarin si kandidat për president: Ndryshimi vuloset në zgjedhje

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:36
Arben Taravari

Opozita shqiptare e bashkuar në koalicion VLEN bashkë me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar ka promovuar Arben Taravarin si kandidat për president, transmeton TV21.

U vlerësua se “ndryshimi historik te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka nisur” dhe se do të vuloset më 24 prill dhe 8 maj.

Kandidati Arben Taravari e prezantoi veten dhe premtoi se do t’u ndihmojë shqiptarëve të zgjidhin problemet e tyre dhe studentëve të tij do t’u mundojë kushte më të mira për jetesë, që ata të mos e lëshojnë vendin.

“Që 26 vjet punoj si neurolog dhe kjo më ka bërë që të kuptoj shqetësimet e qytetarëve më nga afër. Shumica e këtyre shqetësimeve janë të shkaktuara nga shteti”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat