Sigurimi i Mickoskit sulmoi një oficer policie jashtë një lokali

Maqedonia

Sigurimi i Mickoskit sulmoi një oficer policie jashtë një lokali

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

MPB-ja ka njoftuar për incidentin me shefin e sigurimit të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë ka sulmuar një polic.

MPB-ja ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur 40 minuta pas mesnate në një restorant në Qendër.

“Policia ka ndaluar I.B.(43) nga Shkupi, polic i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente veprime zyrtarar”, thonë nga MPB.

Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kundër tij.

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bomjatsaliev, nga radhët e LSDM-së, në rrjetet sociale ka shkruar se historia e Maqedonisë nuk e kujton një rast të tillë që një ish-zyrtar policor të sulmojë kolegun e tij gjatë veprimtarisë zyrtare. Ai ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më profesionalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat