Sela: 16 vjet Pavarësi, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare!

Maqedonia

Sela: 16 vjet Pavarësi, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:12
Zijadin Sela

Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela , ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Edhe pse nën okupim dhe tirani, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ashtu si e kishim të përbashkët ëndrrën për liri dhe zhvillim, sot vazhdojmë bashkërisht të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët krahas popujve të civilizuar.

Urime 16 vjetorin e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!”, ka shkruar Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat