Është ndaluar një person në Demir Kapi, dyshohet se kontrabandonte migrant nga Kina

Maqedonia

Është ndaluar një person në Demir Kapi, dyshohet se kontrabandonte migrant nga Kina

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një person i cili dyshohet që ka bërë kontrabandë të emigrant.

“Më 16 shkurt 2023 në ora 13:10 në autostradën Negotinë – Demir Kapi, në kabinën e pagesës Demir Kapi, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihailovë në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare kanë ndalur V.B.(38) nga Shuto Orizari.

Gjatë kontrollit në automjetin “Opel Astra” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë nga Republika Popullore e Kinës, të cilët gjatë kontrollit janë konstatuar se kanë hyrë ilegalisht në vend”, thuhet në njoftim.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat