Gripi sezonal në RMV, shtohen mungesat e nxënësve në shkolla

Maqedonia

Gripi sezonal në RMV, shtohen mungesat e nxënësve në shkolla

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Prania e gripit stinor, shton mungesat e nxënësve në shkolla. Drejtorët e shkollave që kontaktoi Alsat, thanë se ata bëjnë dezinfektimin e hapësirave dhe hapin dritaret për ajrosje, si masa që të mos lejojnë shpërndarje më të madhe të gripit.

Ndërkohë nxënësit thonë se për shkak të gripit ka pasur raste kur një nxënës ka humbur deri në një javë mësim.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të vazhdueshme të numrit të të prekurve nga gripi.

Në javën e gjashtë të vitit janë regjistruar 1875 raste të reja dhe një viktimë duke e çuar në 10 537 numrin e përgjithshëm të të prekurve, ndërsa numrin e viktimave në nëntë.

Në javën e gjashtë më të prekur kanë qenë fëmijët të moshës nga 5 deri në 14 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat