Aktakuzë ndaj një personi nga Demir Kapia që përmes komenteve në Facebook ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI

Maqedonia

Aktakuzë ndaj një personi nga Demir Kapia që përmes komenteve në Facebook ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Pas procedurës paraprake prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadarc ka ngritur aktakuzë kundër një banori të Demir Kapisë për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik nga neni 394 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“I pandehuri, përmes komenteve në rrjetet sociale, të publikuara nën një lajm në një ueb portal në korrik 2023, ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBTI si anëtarë të një grupi të margjinalizuar të bazuar në orientimin seksual” thuhet në lajmërim.

Akti u raportua nga një shoqatë që përfaqëson të drejtat e anëtarëve të komunitetit LGBTI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat