Çahet aleanca, shqiptarët në Maqedoni ndahen në dysh

Maqedonia

Çahet aleanca, shqiptarët në Maqedoni ndahen në dysh

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:46
Gazetari Arben Ratkoceri

Gazetari Arben Ratkoceri ka thënë që Aleanca për Shqiptarë po hyn në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më e përçarë se kurrë.

Ratkoceri ka thënë që ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka qenë fatale për këtë aleancë.

“Dëmi më i madh që u është bërë shqiptarëve të Maqedonisë aktualisht është përçarja e Aleancës për Shqiptarë”, ka thënë Ratkoceri në Info Magazine të Klan Kosova.

“Vetëm t’jua kujtoj, ka qenë partia kryesore opozitare dhe më besoni, njëra nga partitë me potencialin më të madh intelektual që e kemi pasur këtu në Maqedoni, edhe shpresa ka qenë që nëse do të ndërrohej BDI e lodhur ndonjëherë e vetmja parti ndoshta me një farë forme në bazë të potencialit që kishte por edhe një përvoje do të kish mundur ta zëvendësojë”.

“Ndërhyrja e Albin Kurtit ka qenë fatale në përçarjen e kësaj partie dhe ndërhyrjet tjera, dhe tani ne futemi në ciklin zgjedhor, sidomos atë parlamentar, të përçarë si asnjëherë më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat