LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë qëndrim të qartë dhe konsistent për asnjë çështje

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë qëndrim të qartë dhe konsistent për asnjë çështje

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk kanë qëndrim të qartë dhe konsistent për asnjë çështje dhe as për çështje kyçe strategjike, akuzojnë sot nga LSDM.

OBRM-PDUKM, theksojnë nga atje, është kundër anëtarësimit në BE, bllokimit të rrugës evropiane, por Mickoski nuk ka qëndrim, nuk thotë se cila është alternativa, cili është plani pa anëtarësimin në BE.

“OBRM-PDUKM ishte kundër propozimit francez dhe kur erdhi koha për të votuar në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk votuan, nuk kishin mendim.

OBRM-PDUKM shpërndau gënjeshtra për asimilim dhe bullgarizim, kur erdhi radha e Kuvendit të Maqedonisë për të votuar Marrëveshjen e Frontex, deputetët e OBRM-PDUKM nuk votuan, nuk kishin mendim.

OBRM-PDUKM zbatoi një bllokadë aktive të Kuvendit gjatë krizës më të madhe energjetike në botë. Ata nuk e kishin idenë pse.

OBRM-PDUKM tha se pranojnë pjesëmarrjen në Qeveri me kushtin e vetëm që të mos ketë BDI, këtu janë ulur në Qeveri me BDI.

OBRM-PDUKM propozoi ministra për pjesëmarrje në Qeverinë teknike, por deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk i votuan në Kuvendin e Maqedonisë, nuk kishin pozitë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat