Rajoni i Pollogut, vitin e kaluar është ulur numri i veprave penale lidhur me dhunën në familje

Maqedonia

Rajoni i Pollogut, vitin e kaluar është ulur numri i veprave penale lidhur me dhunën në familje

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gjatë vitit të kaluar (2023), në zonën e SPB-Tetovë, janë regjistruar gjithsej 132 vepra penale lidhur me dhunën në familje (Tetovë – 72 dhe Gostivar – 60) ose 21 më pak krahasuar me vitin paraprak.

Më shumë se gjysma e këtyre veprave (TE-38 dhe GV-37) kanë qenë me shkaktim të lëndimeve trupore. Në veprat e vitit të kaluar janë përfshirë, gjegjësisht janë raportuar gjithsej 131 autorë dhe numri më i madh i tyre janë zbardhur plotësisht dhe plotësuar me 113 kallëzime penale.

“Në mesin e dhunuesve, ende janë më të shumtët meshkujt (122), kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, bashkëshortë të zakonshëm, baballarë, djem e të tjerë, si dhe 9 dhunuese janë femra të këtij lloji të dhunës”.

“Numri i “viktimave” të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra (bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra), si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem. Arsyet më të shpeshta për këtë lloj të dhunës, sipas njohurive të mëparshme dhe përvojës profesionale të SPB-Tetovë, janë çrregullimet nervore, veset e ndryshme, e mbi të gjitha alkooli dhe droga, si dhe arsye të tjera të regjistruara”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat