Policia në Shkup gjobit 162 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia në Shkup gjobit 162 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (05.02.2024) me kontrollet aksionare në zonën e trafikut.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 30 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 gjoba për vozitje pa patentë shofer, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë masa për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat