Një person nga Struga humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes në kazino

Maqedonia

Një person nga Struga humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes në kazino

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Strugë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se një strugan ka ndërruar jetë në spitalin e Strugës.

Kjo pasi paraprakisht iu kishte përkeqësuar gjendja në një kazino.

“Më datë 03.02.2024, në ora 16:24 në SPB-Strugë është raportuar se në një kazino në Strugë është sëmurë dhe ka rënë M.K.(45) nga fshati Radolishtë i Strugës, pas çka është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, të ndjerit do t’i bëhet autopsi”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat