Interesim i madh për kuponët për inverterë, janë dorëzuar mbi 500 kërkesa në ditën e parë të thirrjes publike

Maqedonia

Interesim i madh për kuponët për inverterë, janë dorëzuar mbi 500 kërkesa në ditën e parë të thirrjes publike

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Ditën e parë pas publikimit të thirrjes publike të Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e kondicionerëve inverter, në arkiv kanë mbërritur mbi 500 kërkesa nga qytetarët që kanë dorëzuar personalisht aplikimet dhe numri është më i madh duke pasur parasysh se qytetarët nga qytetet e tjera i dërgojnë kërkesat e tyre me postë.

Mëngjesin e sotëm para ministrisë kishte radhë prej njëqind qytetarësh që prisnin të dorëzonin kërkesat e tyre për të marrë kupon prej 23 mijë denarë për blerjen e inverterëve të kondicionerëve.

Kuponët do të merren me postë pasi shpallje të përfundojë dhe kërkesat të jenë përpunuar. Është shpallur njoftim publik për përzgjedhjen e kompanive nga të cilat qytetarët do të mund të blejnë kondicionerë.

Për të marrë kupon, kriteret janë që aplikanti të mos ketë shfrytëzuar subvencione për kondicionerë me inverter në tre vitet e fundit, të mos ketë lidhje me sistemin e ngrohjes qendrore dhe që pajisja të jetë instaluar gjatë vitit 2024 pra më së voni deri më 30 nëntor. Kuponët do të shpërndahen sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Ministria e Ekonomisë shpalli programin e subvencionimit për efiçiencën e energjisë shtëpiake, i cili këtë vit është zgjeruar dhe për të janë ndarë më shumë se katër milionë euro.

Nga nesër do të shpallet thirrje publike për ndarjen e kuponëve prej 25.000 denarë për amvisëri për ata që jetojnë në territorin e rajonit të Pellagonisë, përkatësisht komunat Manastir, Demir Hisar, Krivogashtani, Krushevë, Mogillë, Prilep, Resnjë, Novaci dhe Dollneni, si dhe për komunat Vevçan, Dibër, Debarcë, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Plasnicë, Strugë dhe Qendër Zhupë. Për këto komuna janë ndarë 100 milionë denarë”, – tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në rajonet e tjera të Maqedonisë do të ndahet kupon prej 23.000 denarë për inverter.

Ministria parashikon që do të shpërndahen mbi 7 mijë kupona për kondicionerë me inverter dhe nëse ka më shumë interes, Bekteshi bëri të ditur se do të rritet shuma për financimin e kuponëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat