SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës

Maqedonia

SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se sot është raportuar se personi G.S. është ndaluar të hyjë në hapësirat e Myftinisë së Tetovës.

Sot në ora 07:30 në SPB- Tetovë, S.Xh. (52) nga Tetova ka raportuar se G.S. dhe Sh.Sh. i kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të veprojë si u.d.Myfti, që të hynte dhe të kryente detyrat e punës, edhe pse kishte një vendim nga Bashkësia Fetare Islame të hartuar më 8 nëntor 2023.

E njëjta gjë po ndodhte prej kohësh dhe në parandalim u përfshinë edhe persona të punësuar si roje në BFI. Menjëherë pas denoncimit të rastit, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë për të parandaluar prishje të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat